Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe të enjten për të protestuar nën moton “Jo në emrin tim”.
Është dita e nëntë e protestave kundër dënimit të Gjykatës Speciale me 81 vjet burgim ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Çlirim Haziri, një prej organizatorëve të protestave, ka bërë thirrje që deri më 1 tetor kur pritet të mbahet marshi i madh i paralajmëruar nga platforma “Liria ka Emër”, protestuesit të mblidhen çdo natë.
Gjatë kësaj proteste është mbajtur edhe një minutë heshtje për Afrim Bunjakun, rreshterin që u vra tre vjet më parë në sulmin terrorist në Banjskë.
Altin Krasnniqi: Populli është bërë bashkë për luftën e drejtë të UÇK-së.
Sheshet e Prishtinës janë mbushur me protestues edhe në natën e nëntë.
“Jo në emrin tim”, është slogoani që po i bën bashkë mijëra shqiptarë për ta kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish- krerëve të UÇK-së.
Djali i Jakup Krasniqit, Altini ka thënë se populli është bërë bashkë për luftën e drejtë të UÇK-së.
“Këto protesta janë përtej ngjyrimeve politike, populli është bërë bashkë për një kauzë shumë më të madhe”, ka thënë ai.

