Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në selinë e Bashkësisë Islame delegacionin e Qatar Charity nga Katari, të kryesuar nga Ahmad Al-Amadi.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Qatar Charity, si dhe për projektet e përbashkëta të realizuara dhe ato që janë në proces.
Myftiu Tërnava dhe mysafiri nga Katari diskutuan edhe për nisma të reja që synohet të realizohen në të ardhmen.
Vëmendje të veçantë mori edhe ndërtimi i xhamisë në qendër të Lipjanit, e cila inaugurohet sot. Ky projekt u vlerësua si i rëndësishëm për besimtarët mysliman dhe nevojat e besimtarëve të këtij qyteti.
Në përfundim, Myftiu Tërnava dhe kryesuesi i delegacionit të “Qatar Charity”, Ahmad Al-Amadi, shprehën gatishmërinë për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin, përmes projekteve të reja në fusha të ndryshme.



