Hën. Kor 6th, 2026

Policia kap në flagrancë një person gjatë tentativës për vjedhje në Prishtinë

Njësitet e Stacionit Policor ‘Veriu’ në Prishtinë kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të një personi të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

“Bazuar në veprimet e ndërmarra, njësitet policore kanë identifikuar dhe kanë arrestuar personin e dyshuar në momentin kur ai kishte hyrë në një shtëpi në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës..

Personi i dyshuar, mashkull kosovar, në koordinim me prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Postime të Ngjashme