Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur një tender për furnizimin me lidhëse të sigurisë për kutitë e votimit, të cilat përdoren për sigurimin e materialit zgjedhor gjatë procesit të votimit.
Vlera e parashikuar e tenderit është 25 mijë euro,.
Sipas njoftimit për kontratë, procedura do të zhvillohet si tender i hapur, ndërsa kriter për dhënien e kontratës do të jetë çmimi më i ulët.
Kontrata parashihet të realizohet brenda 45 ditëve nga dhënia e saj, ndërsa dorëzimi do të bëhet në objektin e KQZ-së në rrugën “Migjeni” në Prishtinë.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është caktuar 30 shtatori.
Operatorët ekonomikë duhet të paraqesin një siguri të tenderit prej 1 mijë euro.

