Sht. Sht 12th, 2026

Franca i kthen shpinën Infantinos: “Ka dëmtuar rëndë imazhin dhe unitetin e futbollit”

Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka tërhequr mbështetjen për Gianni Infantinon në garën për një tjetër mandat si president i FIFA-s.

Presidenti i FFF-së, Philippe Diallo, ka kritikuar ashpër drejtimin e Infantinos, duke thënë se ai është bërë “faktor përçarjeje” dhe ka dëmtuar rëndë imazhin dhe unitetin e futbollit.

Vendimi i Francës lidhet me disa çështje të debatueshme, përfshirë projektin e FIFA-s për shitjen e një pjese të të drejtave komerciale të Kupës së Botës te investitorët privatë, si dhe rastin e Folarin Balogun gjatë Botërorit 2026.

“Është e rrezikshme kur fillojmë të prekim parimet themelore të lojës”, ka deklaruar Diallo.

Franca tashmë pritet të angazhohet në hartimin e një alternative për qeverisjen e FIFA-s, ndërsa zgjedhjet për presidentin e ri do të mbahen në mars të vitit 2027.

Postime të Ngjashme