Në qytetin izraelit Tel Aviv janë shfaqur pankarta të sponsorizuara nga Likud, partia e djathtë izraelite e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, ku kryetari i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, paraqitet krahas presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, liderit suprem iranian, Ayatollah Mojtaba Khamenei, dhe udhëheqësit të Hezbollahut, Naim Qassem.
Në pankartë, e vendosur para disa dite, shfaqet një mesazh që u bën thirrje votuesve të mos lejojnë që kundërshtarët e Netanyahut të fitojnë, transmeton agjencia izraelit e lajmeve tpsil, përcjellë KosovaPress.
Zgjedhjet e reja për parlamentin e Izraelit mbahen më 27 tetor.

