Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të përshpejtojë reformat e nevojshme për afrimin me Bashkimin Evropian dhe të angazhohet më shumë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
PE përmes një shkrimi në platformën X ka vlerësuar se funksionimi i institucioneve është thelbësor për përparimin e Kosovës në agjendën evropiane.
“Kosova duhet të përshpejtojë reformat dhe të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë. Parlamenti bën thirrje për funksionimin e një legjislature dhe qeverie që do të avancojnë reformat në lidhje me Bashkimin Evropian dhe do të mbështesin rrugën e Kosovës drejt BE-së si një vend potencial kandidat”, thuhet në postim.

