Partia Demokratike e Kosovës nuk merr pjesë në seancën për votimin e Qeverisë.
Zyrtarët e këtij subjekti politik bënë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancë të radhës të Kuvendit.
Ky qëndrim i PDK-së vie pas tërheqjes së përkohshme të kandidaturës të Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit.
Partia që drejtohet nga Bedri Hamza, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

