Raportohet se gjatë ditës mund të thirret seanca e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re.
Tashmë, pas përfundimit të konstituimit të Kuvendit, vëmendja pritet të jetë te hapi i radhës dhe te mundësia që deputetët të mblidhen për votimin e Qeverisë.
Kujtojmë se PDK nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme dhe rrjedhimisht nuk është zgjedhur nënkryetari i saj. Ky subjekt ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për vonesat në konstituimin e Kuvendit.

