Mër. Gus 12th, 2026

PDK është në Kuvend dhe ka një thirrje urgjente: Hapeni Kuvendin!

Grupi Parlamentar i PDK-së është në Kuvendin e Kosovës. Nga atja ky grup i ka kërkuar Avni Deharit hapjen e Kuvendit.

“PDK është në Kuvend dhe kërkon me vendosmëri rikthimin e rendit kushtetues në vend. Reflektoni – HAPENI KUVENDIN!
Z. Dehari, ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive, sipas moshës, është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit.
Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit.
Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit” thuhet në njoftim.

Postime të Ngjashme