Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës sërish është mbledhur para ndërtesës së qeverisë.
Për të disatën ditë me radhë, deputetët po zhvillojnë aktivitetin e tyre me kërkesën për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve.
Aktivitetit të tyre, sot do t’i bashkohen aktivistë dhe asamblistë të partisë nga Shtimja dhe Fushë-Kosova.
Rëndom si ditëve të tjera, edhe deputetët e Aleancës iu është bashkuar këtij aktiviteti.

