Një veturë, e cila në rrethana të paqarta kishte rënë dhe ishte fundosur në Ujman një vit më parë, është nxjerrë sot nga liqeni.
Lajmi u bë i ditur nga Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, raporton KosovaPress.
Në aksionin për nxjerrjen e veturës morën pjesë njësitë policore të rendit së bashku me njësitet e specializuar të Policisë së Kosovës (NJSO, NJRSH, NJNSH), në bashkëpunim me Epikën Nacionale e Kërkim Shpëtimit, Agjensionin për Menaxhimin e Emergjencave dhe Klubin e zhytjes Trepça.
Operacioni për nxjerrjen e veturës ka filluar rreth orës 10:00 dhe ka përfunduar rreth orës 12:40.
Rasti i fundosjes së automjetit ishte raportuar nga një qytetar i Kosovës më datë 14 tetor 2025. Ai kishte thënë se automjeti i tij, të cilin e kishte parkuar jashtë rrugës tek Ujmani, në rrethana të paqarta kishte rënë dhe ishte fundosur në liqen.
Pas nxjerrjes së automjetit, i njëjti i është dorëzuar pronarit legjitim.



