Pre. Kor 3rd, 2026

Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, vdes 39-vjeçari i aksidentuar në Zahaq të Pejës

ARKIV
ARKIV

Aksidenti i rëndë që ndodhi më 23 qershor në fshatin Zahaq të Pejës ka marrë epilog tragjik. Këmbësori i cili ishte lënduar rëndë pasi u godit nga një veturë nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë të enjten, pas disa ditësh trajtim në spital.

Viktima është D. G, 39 vjeç, i cili kishte qëndruar për disa ditë në gjendje të rëndë shëndetësore. Pavarësisht trajtimit mjekësor, ai ka ndërruar jetë pasditen e së enjtes.

Lajmin për vdekjen e viktimës e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Jemi informuar se personi i lënduar ka ndërruar jetë. Me datën 23.06.2026, ka ndodh një aksident në fshatin Zahaq ku ka ndodhur një aksident ku është gofitur një këmbësorë i cili për disa ditë ka qenë në trajtim mjekësor. Si pasojë e plagëve personi ka ndërruar jetë. Personi i dyshuar vazhdon të mbetet nën hetim dhe njësitet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Rugova

Postime të Ngjashme