Hën. Maj 18th, 2026

IHMK: Parashikimi i motit për javën e ardhshme (18–22 maj 2026) 📍 Kosovë

Java pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, ku do të alternohen intervalet me diell ☀️ dhe vranësirat ☁️, ndërsa në disa ditë priten reshje lokale shiu 🌦️ të shoqëruara edhe me shkarkime elektrike ⛈️.
🌡️ Temperaturat do të mbesin tipike pranverore:
* Minimalet: 5°C – 11°C
* Maksimalet: 16°C – 23°C
🌬️ Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar.

🌤️ E hënë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
🌡️ Temperaturat minimale: 5°C – 8°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 16°C – 19°C
🌬️ Era nga veriperëndimi: 1–4 m/s

🌦️ E martë
Mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.
🌡️ Temperaturat minimale: 6°C – 9°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 18°C – 21°C
🌬️ Era nga verilindja: 1–8 m/s

⛅ E mërkurë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura priten përreth relievit malor.
🌡️ Temperaturat minimale: 6°C – 9°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 18°C – 21°C
🌬️ Era nga verilindja: 1–6 m/s

⛈️ E enjte
Mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende pritet të sjellin reshje shiu dhe shkarkime elektrike.
🌡️ Temperaturat minimale: 6°C – 9°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 18°C – 22°C
🌬️ Era nga verilindja: 1–10 m/s

🌥️ E premte
Mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.
🌡️ Temperaturat minimale: 8°C – 11°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 18°C – 23°C
🌬️ Era nga veriperëndimi: 1–6 m/s

🌱 Situata agrometeorologjike
Reshjet e herëpashershme 🌧️ dhe temperaturat e moderuara 🌡️ do të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, veçanërisht për kulturat e mbjella së fundmi.
💧 Lagështia në tokë pritet të mbetet e mjaftueshme për shumicën e kulturave. Megjithatë, fermerët këshillohen që gjatë ditëve me reshje dhe shkarkime elektrike ⛈️ të shmangin trajtimet me preparate mbrojtëse në parcela.

🌬️ Cilësia e ajrit
Cilësia e ajrit parashihet të jetë përgjithësisht e mirë deri mesatare 😊, falë qarkullimit të ajrit dhe erërave të lehta që do të ndikojnë në shpërndarjen e ndotësve atmosferikë

Postime të Ngjashme