Sht. Kor 18th, 2026

Parashikimi i motit për fundjavën (18–19 korrik 2026)

🌤️ INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS

☀️ E shtunë (18.07.2026)
Mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë 31 deri në 35°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.

🌤️🌦️ E diel (19.07.2026)
Parashihet mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat, vende-vende, parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 30 dhe 34°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–11 m/s.

Postime të Ngjashme