Pre. Kor 31st, 2026

Parashikimi i motit për fundjavën (01–02 gusht 2026)

INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS

☀️ E shtunë (01.08.2026)
Mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 31°C deri në 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.
🔆 Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet:
* 🕙 Shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në rrezet e diellit nga ora 10:00 deri në 17:00.
* 🧴 Përdorimi i mjeteve mbrojtëse nga dielli.
* 💧 Konsumimi i sasive të mjaftueshme të ujit.

☀️ E diel (02.08.2026)
Edhe të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 32°C dhe 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

🔆 Indeksi UV do të mbetet i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e qëndrimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme.

🌡️ Kushtet biometeorologjike
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të pafavorshme, sidomos gjatë orëve më të nxehta të ditës. Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë diellor mund të shkaktojnë lodhje, dehidrim dhe shqetësime te personat me sëmundje kronike, fëmijët dhe të moshuarit.

✅ Rekomandohet:
* 💧 Konsumimi i lëngjeve në sasi të mjaftueshme.
* 🚶‍♀️ Shmangia e aktiviteteve të rënda fizike në ambiente të hapura gjatë mesditës.
* 🌳 Qëndrimi në vende të freskëta dhe të ajrosura.
🌾 Kushtet agrometeorologjike
Moti me diell dhe temperaturat e larta do të favorizojnë pjekjen dhe vjeljen e kulturave bujqësore, si dhe zhvillimin e proceseve fenologjike.

Megjithatë, temperaturat e larta do të rrisin avullimin dhe humbjen e lagështisë nga toka. Prandaj rekomandohet:
* 💦 Ujitja e rregullt e kulturave që ndodhen në fazat më të ndjeshme të zhvillimit.
* 🌅 Ujitja të kryhet në orët e hershme të mëngjesit ose në mbrëmje, për të shmangur stresin termik dhe humbjet e ujit.

Postime të Ngjashme