Pre. Pri 17th, 2026

Pajtohen për rezolutë bashkëpunimi prijësit fetar në Kosovë

Azhurim

Është përmbyllur me sukses tryeza një ditorë për dialogun ndërfetar me temën “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?”, e organizuar nga fondacioni Drita, ku nikoqir ishte Bashkësia Islame e Kosovës. Kjo tryezë u përmbyll me pajtueshmëri për një rezolutë ku mes tjerash të gjithë prijësit fetar u zotuan se do të punojnë në drejtim të bashkëjetesës pa dallime fetare dhe në veçanti drejtë paqes dhe larg gjuhës së urrejtjes.

……………………………………….

Në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë është mbajtur Tryeza e dialogut ndërfetar me temën “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?”, e organizuar nga Fondacioni “Drita”.
Në kuadër të Tryezës u mbajtën tri panele, të cilat prekën disa prej elementeve kryesore të bashkëjetesës dhe tolerancës ndër fetare në vendin tonë.
Në panelin e parë e titulluar “Përvoja e dialogut rreth nesh”, përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare nga rajoni ndan përvojat e tyre mbi dialogun ndërfetar dhe sfidat që e shoqërojnë atë. Në këtë panel u paraqitën këndvështrime nga Kisha Katolike, Bashkësia Islame dhe Kisha Protestante, duke sjellë shembuj konkretë të bashkëpunimit dhe bashkëjetesës në kontekste të ndryshme shoqërore.
Në panelin e dytë, i cili trajtoi në mënyrë më të thelluar vetë temën e tryezës. Përfaqësues të komuniteteve islame, katolike, ortodokse dhe protestante, si dhe nga fusha akademike, ofruan analiza dhe reflektime mbi rolin e fesë në shoqëri, duke e parë bashkëjetesën ndërfetare si një vlerë identitare, por edhe si një nevojë të domosdoshme për stabilitetin dhe zhvillimin shoqëror.
Tryeza u përmbyll me një panel të hapur dialogu ndërmjet liderëve fetarë, ku u shkëmbyen ide dhe qëndrime mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve fetare në Kosovë. Në këtë panel mori pjesë, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, Sh.T Dodë Gjergji nga Kisha Katolike, Artur Krasniqi Pastor i Kishës Protestante Ungjillore dhe Andrej Sajc nga Kisha Ortodokse.
Kjo Tryezë u përmbyll me leximin e një rezolute ku mes të tjerash të gjithë prijësit fetarë u zotuan se do të punojnë në drejtim të bashkëjetesës pa dallime fetare dhe në veçanti drejt paqes dhe larg gjuhës së urrejtjes.

DY KRONIKA NE VAZHDIM

PERMBYLLJA E TRYEZES PER DIALOGUN NDERFETAR

DHE KRONIKA E DYTE HAMONIA NDERFETARE

POSTIMI NGA KRONIKA E SHKURTER

KRONIKE E ZGJERUAR HARMONIA NDERFETARE

Postime të Ngjashme