Pre. Kor 3rd, 2026

OVL-UÇK dënon arrestimin e Osman Selmanit: Nuk figuron në bazën e të dhënave si veteran i UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dënuar arrestimin e Osman Selmanit nga autoritetet serbe, duke hedhur poshtë çdo përpjekje për ta lidhur këtë rast me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që sipas tyre, është pa bazë faktike apo ligjore.

Në një njoftim, OVL e UÇK-së deklaron se regjistrat zyrtarë janë të qartë: Osman Selmani nuk figuron në bazën e të dhënave të OVL-UÇK-së si veteran i UÇK-së.

“Lidhja e tij me UÇK-në është e pabazë dhe e motivuar politikisht, asgjë më tepër.

Kërkojmë që institucionet e Kosovës të veprojnë pa vonesë. Çdo qytetar që u nënshtrohet këtyre procedurave ligjore të motivuara politikisht meriton mbrojtje të plotë konsullore dhe ligjore, dhe Republika e Kosovës ka edhe detyrimin për ta ofruar atë” thuhet në reagim zyrtar.

Postime të Ngjashme