Mar. Pri 28th, 2026

OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet institucional

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit politike në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues dhe funksionimit demokratik të institucioneve.

OVL e UÇK-së ka kërkuar që çdo veprim institucional të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke paralajmëruar se proceset që cenojnë kompetencat apo frymën e bashkëpunimit mund të rrezikojnë stabilitetin demokratik dhe besimin e qytetarëve.

Në reagim, organizata i ka bërë thirrje shumicës parlamentare që të veprojë me maturi dhe përgjegjësi, duke siguruar procese të rregullta dhe gjithëpërfshirëse në kuvend.

OVL e UÇK-së ka theksuar se veteranët e luftës do të mbeten të përkushtuar në mbrojtje të rendit kushtetues, shtetit ligjor dhe institucioneve të Kosovës, të ndërtuara mbi sakrificën e luftës çlirimtare.

Postime të Ngjashme