Organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe Rijaseti i Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, nesër, më 7 maj, pikërisht në Ditën e Xhamive, në bibliotekën “Gazi Husrev-beg” në orën 11:00, do të hapet ekspozita “Kujtesa në fotografi: xhamitë e shkatërruara në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë gjatë viteve ’90 (sakralocidi i planifikuar)”, e realizuar nga dy institucionet gjegjëse.
Në hapje të kësaj ekspozite, do të jenë prezentë edhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, .
Kujtojmë se kjo ekspozitë fillimisht është shfaqur në Prishtinë, e më pas edhe në qendra të tjera të Kosovës, ndërsa nesër do të hapet në Sarajevë.

