Hën. Kor 27th, 2026

Oficeri i FSK-së përfundon me sukses kursin ushtarak në SHBA

Nëntoger Kushtrim Fazliu ka përfunduar me sukses Kursin e Inxhinierisë Ushtarake EBOLC (Engineer Basic Officer Leader Course) që është një program i avancuar profesional i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të FSK-së, ku kurs synon zhvillimin e aftësive udhëheqëse, taktike dhe teknike të oficerëve të inxhinierisë ushtarake, .

Gjatë kursit, pjesëmarrësit aftësohen në planifikimin dhe zbatimin e operacioneve të inxhinierisë luftarake, ndërtimin e kapaciteteve mbështetëse dhe komandimin efektiv të njësive në mjedise komplekse operacionale.

“Nëntoger Fazliu për shkak të performancës së dalluar gjatë kursit është vlerësuar me dy çmime: Distinguished Honor Graduate, si oficeri ndërkombëtar me performancën më të lartë akademike, si dhe Iron Man Award, për performancën e lartë fizike”, thuhet në njoftim.

Postime të Ngjashme