Enj. Gus 13th, 2026

OBSH ngre alarmin/ Ebola ka dalë jashtë kontrollit. Përhapja, më vd*kjeprurëse

Healthcare worker carry a coffin with a baby suspected of dying of Ebola during the funeral in Beni, North Kivu Province of Democratic Republic of Congo. REUTERS/Goran Tomasevic

Shpërthimi aktual i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos po shndërrohet në përhapjen më vdekjeprurëse të sëmundjes ndonjëherë.

Alarmin e dha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve se shpërthimi i vitit 2026, “me ritmin e tij aktual”, do të “eklipsonte” atë të shpërthimit të viteve 2014-2016, që vrau të paktën 11 mijë njerëz.

Përhapja e këtij viti, që nisi më 15 maj, preku të paktën 4300 raste dhe ka shkaktuar më shumë se 2000 vdekje. OBSH-ja tha të mërkurën se shpresonte të ndalte përhapjen e sëmundjes brenda tre muajsh, por paralajmëroi se kjo do të thoshte vënien nën kontroll të transmetimit, jo përfundimin e plotë të shpërthimit.

Epidemia u shpall zyrtarisht vetëm në maj, por besohet se shpërthimi filloi të paktën tre muaj më parë, thanë zyrtarët e shëndetësisë këtë javë

Postime të Ngjashme