Kuvendi i Kosovës pas emërimit të dy anëtarëve të Komisionit Zgjedhor për zgjedhjen e presidentit, ka nisur me numërimin e votave për presidentin e vendit.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy emra për presidente, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, për të cilat edhe u votua.
63 vota ishin për Feride Rushitin, ndërkaq një e pavlefshme.
Ndërkaq, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu njoftoi se seanca do të vazhdojë nesër nga ora 10:00

