Një i mitur ka ndërruar jetë pasi dyshohet se kishte rënë nga një objekt në Prizren më 2 gusht.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima, pas lëndimeve të marra, ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të vazhdueshëm.
Më 8 gusht është konfirmuar se i mituri ka ndërruar jetë.
“Është raportuar se më 02.08.2026 viktima mashkull kosovar (i mitur), dyshohet se kishte rënë nga objekti, ku si pasojë me lëndime ishte dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm, ndërsa më 08.08.2026 është konfirmuar se viktima kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

