Drejtoria rajonale e policisë në Prizren njofton për një rast të ndershmërisë qytetare që meriton vlerësim dhe publikim.
Kjo për faktin se gjatë ditës së sotme një qytetar nga Prizreni ka gjetur në tokë një kulet me dokumente personale dhe 505 euro e disa Lei rumunë para të gatshme.
Ai ka raportuar rastin dhe i ka dorëzuar kuletën me gjithë parat në stacionin policor të Prizrenit po atë dite.

Pas verifikimit të dokumentacionit, është identifikuar personi që e kishte humbur kuletën – një qytetar nga Prizreni, të cilit më pas në stacion i janë dorëzuar kuleta me dokumentet dhe parat e gatshëm.

