Mër. Gus 5th, 2026

Ngërçi vazhdon, zgjedhjet e reja në horizont

Takimi triorësh mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa arritjen e një marrëveshjeje politike për tejkalimin e ngërçit institucional.

Pas takimit, Kurti tha se bisedimet u zhvilluan në frymë konstruktive, por konfirmoi se nuk është arritur marrëveshje me LDK-në.

Ai shtoi se mbetet i gatshëm për dialog edhe me partitë e tjera, duke paralajmëruar se, në mungesë të një zgjidhjeje, vendi mund të përballet me zgjedhje të reja.

Nga ana tjetër, Abdixhiku deklaroi se LDK-ja nuk synon postin e kryetarit të kuvendit, duke theksuar se kjo pozitë i takon partisë së parë.

Ai bëri të ditur se partia e tij është e gatshme të vazhdojë diskutimet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ndërsa paralajmëroi se edhe sipas tij, nëse nuk arrihet kompromis politik, zgjedhjet e reja mbeten skenari i vetëm.

Ndërkohë, seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet të enjten në orën 10:00.

Postime të Ngjashme