Në Pejë do të mbahet protestë për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra ditë më parë në Vitomiricë të Pejës.
Protesta do të organizohet të premten, më 30 tetor, nga ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Pejë, me thirrjen për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale lidhur me rastin.
Thirrja për protestë është bërë nga iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me Qendrën për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) dhe Rrjetin e Grave të Kosovës.
Organizatorët ftojnë qytetarët që t’i bashkohen protestës për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi institucionale për trajtimin e rastit të saj.

