Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër, më 29 korrik 2026, do të hyjnë në fuqi kufizime të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.
Sipas njoftimit, kufizimi do të zbatohet nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi do të zhvillohet pa kufizime.
Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u bën thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve që të respektojnë kufizimet dhe të planifikojnë qarkullimin sipas orarit të përcaktua

