Në prag të festës së Kurban Bajramit, Shoqata Humanitare “Bereqeti” ka pranuar edhe kontingjentin e dytë me produkte të ndryshme shtëpiake, të cilat do t’u dhurohen familjeve në nevojë.
Produkte shtëpiake, artikuj të shumtë për kuzhinë, rroba, mbathje dhe shumë produkte të tjera esenciale do të shpërndahen për familjet në nevojë në prag të kësaj feste.

