Hën. Pri 27th, 2026

Myftiu Tërnava viziton fondacionin “MÜSDAV” në Ankara

Më 22 prill 2026, në kuadër të vizitës zyrtare në Ankara, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, vizitoi fondacionin turk per bashkëpunim ndërkombëtarë “MÜSDAV”.
Delegacioni u prit nga drejtuesit e fondacionit, në krye me Bunjamin Albayrak, ish-këshilltar për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë dhe njohës i afërt e përkrahës i shqiptarëve.
Gjatë takimit, Myftiu u njoh me aktivitetet dhe projektet e fondacionit në mbështetje të komuniteteve myslimane në vende të ndryshme të botës. Ai shprehu mirënjohje për angazhimin e tyre, ndërsa të dyja palët u dakorduan të shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim në fusha si kultura,arsimi, teknologjia dhe turizmi.

Postime të Ngjashme