Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim kryetarin e Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani, Mensur ef. Halili.
Gjatë takimit u bisedua për çështje me interes për komunitetin shqiptar mysliman në Gjermani, si dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucionit të
Bashkësisë Islame të Kosovës dhe qendrave islame shqiptare në Gjermani.
Myftiu Tërnava e falënderoi Mensur ef. Halilin për vizitën dhe për angazhimin e tij në shërbim të komunitetit shqiptar mysliman në Gjermani, duke i uruar punë të mbarë dhe suksese në aktivitetet dhe misionin e tij.
Nga ana e tij, Mensur ef. Halili e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit institucional

