Sht. Gus 29th, 2026

Myftiu Naim ef. Tërnava, pret në takim hafëz Enfal Dermakun, i cili përfaqësoi Bashkësinë Islame të Kosovës në Garat Ndërkombëtare të Kuranit të shenjtë, të mbajtura në Mekë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim hafëz Enfal Dermakun, i cili përfaqësoi Bashkësinë Islame të Kosovës në Garat Ndërkombëtare të Kuranit të shenjtë, të mbajtura në Mekë.

Me këtë rast, Myftiu Tërnava e përgëzoi hafëz Enfal Dermakun për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës dhe Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë garë ndërkombëtare të Kuranit.

Gjatë takimit hafëz Enfali falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për mundësinë e dhënë që të jetë përfaqësues i këtij institucioni në këto gara.
Myftiu Tërnava i uroi hafëz Enfalit suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij dhe e inkurajoi që të vazhdojë me përkushtim në misionin e tij

Postime të Ngjashme