Mar. Nën 10th, 2026

Katër komisione parlamentare mbajnë mbledhje sot

Katër komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje të martën, më 10 nëntor, ndërsa në rend dite kanë çështje të ndryshme institucionale, shqyrtimin e projektligjeve dhe takime me përfaqësues të organizatave.

Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese do të mblidhet në orën 10:00. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen nominimet e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, për të vlerësuar nëse i plotësojnë kushtet e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj.

Në të njëjtën orë do të mblidhet edhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion. Në rend dite është shqyrtimi në parim i Projektligjit për Efiçiencën e Energjisë, raportimi i anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës për gjendjen në këtë institucion, si dhe shqyrtimi i vendimit të presidentes për Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Po ashtu, në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Persona të Pagjetur. Anëtarët e komisionit do të takohen me përfaqësues të organizatave të licencuara për mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Gjatë takimit do të diskutohet për aktivitetet e këtyre organizatave dhe çështjet që lidhen me marrjen e statusit të të mbijetuarve. Në këtë mbledhje është paraparë edhe formimi i grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.

Në orën 11:00 do të mbahet mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku do të shqyrtohet shpallja e konkursit për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Ndërkaq, në orën 13:00 do të mblidhet Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport. Ky komision do të shqyrtojë formimin e grupeve punuese për Projektligjin për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjin pë

Postime të Ngjashme