Pre. Gus 14th, 2026

Mustafa mohon Kurtin: Në tavolinë nuk u diskutua posti i kryeparlamentarit për LDK-në

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka mohuar se në tavolinën e bisedimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti është diskutuar çështja e kryetarit të Kuvendit.

Mustafa ka thënë se në takimet e zhvilluara kanë qenë pesë persona, ndërsa siç tha ai, oferta e Kurtit për LDK-në ka qenë posti i zëvendëskryeministrit dhe tri ministri.

“Në fakt në ato diskutime, Abdixhiku ka shkuar vetë i treti me Lutfi Hazirin dhe Vjosa Osmanin. Albin Kurti ka qenë vetë i dyti, kanë qenë pesë njerëz në ato takime. Asnjëherë nuk është diskutuar për kryeparlamentarin që t’i takojë LDK-së. Kurti ka dhënë ofertë që LDK-së t’i takojë zëvendëskryeministri dhe tri ministri. Oferta e Kurtit ka qenë kjo. Nuk është e vërtetë nuk ka dhe logjikë sepse kryeparlamentari nuk është një ulëse por përfaqëson shumicën e kuvendit, një deputet i LDK-së po të bëhej kryeparlamentar nuk do të mund të përfaqësonte shumicën. Në këtë rast do të bëhej solemne. Më çuditi deklarata e Kurtit sepse në tavolinën e diskutimeve nuk është diskutuar kjo temë”, ka deklaruar Mustafa në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Postime të Ngjashme