Mër. Gus 26th, 2026

Musliu-Shoshi: Kurti nuk mund të mbajë peng institucionet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se Albin Kurti nuk mund të mbajë peng institucionet.

Deklarimin, Musliu-Shoshi e bëri gjatë aktivitetit të PDK-së para qeverisë,

Përpara mediave, Musliu-shoshi u shpreh se Kurti nuk mund t’i ikë përgjegjësisë që ka ndaj Kushtetutës.

“Deputeti Kurti mund edhe të ikë nga përgjegjësia që ka të dalë dhe të japë llogaridhënie para nesh, mirëpo asnjëherë nuk mund të ikë para përgjegjësisë ndaj respektimit të rendit dhe ligjit, dhe ndaj respektimit të vullnetit të qytetarëve. Ne këtu jemi. Nuk do të largohemi, nuk do të lëvizim. Do të qëndrojmë në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të rendit dhe ligjit, sepse Republika është e çdo individi, e Kosova është më e madhe se çdo pushtet” tha ajo.

Postime të Ngjashme