Moti do të jetë me diell dhe vranësira të çrregullta. Gjatë ditës, vranësirat do të shtohen, duke krijuar kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 21 dhe 24°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–8 m/s.
Shqipëri
Ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht vranët e intervale të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit në veriperëndim reshjet e shiut parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë hera – herës nëformën shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet mbeten prezente me intensitet kryesish të ulët e lokalisht mesatar. Temperatura minimale 10 ndersa maksimalja 25 grade celcius.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era hera-herës pritet të arrijë deri 14m/s,
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Maqedoni e Veriut
Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të herëpashershme shiu. Në disa vende do të ketë kushte për shfaqjen e rrufeve të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i perëndimit. Temperatura minimale 2 ndersa maksimalja 29 grade celcius.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e dobët nga drejtim i ndryshueshëm.