Enj. Tet 8th, 2026

Limaj: Me hyrjen në fuqi të ligjit, Mustafa dhe Shala mund të kërkojnë vuajtjen e dënimit në Kosovë

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka folur për ndryshimet në ligjin që lidhet me Dhomat e Specializuara, duke thënë se hyrja e tij në fuqi do t’u mundësonte Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës që dënimet me burgim t’i vuajnë në Kosovë.

Limaj ka deklaruar se procedurat për transferimin e tyre mund të nisin menjëherë pasi ligji të nënshkruhet nga presidentja dhe të hyjë në fuqi. Ai u ka bërë thirrje avokatëve të dy ish-pjesëtarëve të UÇK-së që të paraqesin kërkesat përkatëse.

“Veprimi i parë që duhet me e ba, kqyre, atë ditë që ta nënshkruan presidentja ligjin edhe të futet ligji…po dua me ua drejtu një porosi avokatëve të Salih Mustafës edhe të Pjetër Shalës, nga ajo e ditë, thirrni avokatët e juaj me bë kërkesë me ju pru në Kosovë se qeshtu e thotë ligji”, tha Limaj në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai është mbështetur në nenet 15, 16 dhe 17 të ligjit, për të cilat tha se përcaktojnë mundësinë e nisjes së procedurave nga dita kur ligji hyn në fuqi.

“Neni 15 16 17 i këtij ligji që është miratuar nëse do edhe ta lexoj, e thotë që menjëherë në ditën e futjes në fuqi të këtij ligji, nga ajo ditë munden me fillu procedurat…”.

Sipas Limajt, një nga dispozitat përcakton qartë edhe vendin ku mund të ekzekutohen dënimet e shqiptuara nga Dhomat e Specializuara.

“Kqyre, neni 16 i këtij ligji thotë dënimi me burgim i shqiptuar nga Dhomat e Specializuara, vuajtje vuhet në institucionet korrektuese të republikës së Kosovës në pajtim me legjislacionin në fuqi të republikës së Kosovës”.

Postime të Ngjashme