Kosovë
🌤️ E martë, 29 shtator
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 23°C.
💨 Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.
Shqipëri
☀️ Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje.Temperatura minimale 7, ndersa maksimalja 29 grade celcius.
💨 Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s.
🌊Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.
Maqedoni e Veriut
Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në pjesët juglindore të vendit pritet të ketë kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.Temperatura minimal 1 grade ndersa maksimalja 26 grade celcius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.

