Kosovë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara parashihet për sot në vendin tonë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa zona mund të ketë riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 7°C.
Ndërsa, ato maksimale e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16 dhe 19°C.
Ndërkohë edhe për të enjten dhe të premten parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara në Kosovë.
Shqipëri
Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme..
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime me diell pas orëve të mesditës. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mesditë si dhe shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore. Pas orëve të mesditës reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët përqendrohen në relievet malore në lindje.
🌬 Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Temperatura më e ulët 7 gradë celcius ndersa me e larta 24 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

