Sht. Gus 22nd, 2026

Moti sot, e premte me diell dhe i nxehtë

KOSOVË

E premtja pritet të sjellë mot kryesisht me diell në Kosovë, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik, gjatë ditës moti do të jetë kryesisht e me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri në 34°C.

Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe juglindja, me shpejtësi 1–5 m/s.

SHQIPËRI

Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje. Vranësirat në lindje të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara, afatshkurtra dhe në formën e pikave në mesditë deri pasdite.Temperatura me e ulet 18 ndersa me e larta 37 grade celcius. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 12 m/s,. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.


MAQEDONI E VERIUT

Me diell dhe shumë nxehtë, me vranësira të pakta deri në mesatare, lokalisht. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor.Temperatura me e ulet 9 ndersa me e larta 40 grade celcius.

Në Shkup, mot me diell dhe shumë nxehtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.

Postime të Ngjashme