Kosovë
E premte
☀️🌥️ Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
🌡️ Min: 0–3°C
🌡️ Max: 14–17°C
🌬️ Era: nga veriperëndimi, 1–6 m/s
Shqipëri
Këtë të premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjithë territorin të mos priten reshje shiu. Sipas parashikimeve, temperaturat e ajrit do të shënojnë vlera tipike pranverore.
Në zonat bregdetare, temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 10°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë rreth 20°C. Në zonat e ulëta, termometri do të luhatet nga 6°C në orët e mëngjesit deri në 20°C gjatë mesditës.
Ndërkohë, zonat malore do të karakterizohen nga temperatura më të ulëta, ku vlerat minimale pritet të zbresin deri në 1°C, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 16°C.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit, pa krijuar probleme të konsiderueshme..

