KOSOVË
Parashihet stabilizim gradual i motit. Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 15°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 28°C dhe 32°C. Era 🌬️ do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të dobët deri mesatar.
SHQIPËRI
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera –herës deri mesatare kalimtare. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente, në veri e verilindje në formë pikash nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Temperatura me e ulet 17 ndersa me e larta 39 grade celcius.
🌬 Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdetin jugor hera-herës era do të arrijë deri 10 m/s.
🌊 Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
MAQEDONI E VERIUT
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike të Maqedonisë së Veriut , moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite, në zonat malore, do të ketë kushte për zhvillim të izoluar të vranësirave me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 31 deri në 38 gradë Celsius.

