Mër. Gus 26th, 2026

Moti sot, e mërkurë 26 gusht 2026

Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për ditën e merkurë parashihet mot me Diell dhe vranësira të çrregullta.Gjate dites do te kete mundesi per Reshje lokale, kryesisht shi. Temperatura Min: 11–17°C |Temperatura Max: 29–33°C. Erë: Veriperëndim, 1–8 m/s.

Shqipëri

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash në orët e mëngjesit e kthjellimesh pas orëve të mesditës.Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit por nuk do të mungojnë dhe reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Temperatura me e ulet 18 ndersa me e larta 37 grade celcius.Era me drejtim veriperëndim – veri 8m/s, përgjatë vijës bregdetare kryesisht atë jugperëndimorë e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 17m/s.Valëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Maqedoni e Veriut

Me diell dhe ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Pasdite, në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.Temperatura me e ulet 13 ndersa me e larta 37 grade celcius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.

Postime të Ngjashme