Kosovë
Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura priten përreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C, kurse maksimalet nga 18 deri në 21°C.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.
Shqipëri
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal (pika shiu) në orët e para të mëngjesit në jug të vendit. Në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të jenë prezente në qendër dhe jug të vendit.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kudrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 14m/s.Temperatura me e ult 6 ndersa me e larta 28 grade celcius.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

