KOSOVË
Moti parashihet kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 32°C deri në 38°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.
Në orët e pasdites mund të ketë vranësira të pakta lokale, por pa kushte për reshje.
SHQIPËRI
Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qendrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Temperatura me e ulet 16 ndersa me e larta 41 grade celcius
🌬 Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
🌊 Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
MAQEDONI E VERIUT
Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të dobët nga drejtime të ndryshme.
Temperatura me e ulet 12 ndersa me e larta 40 grade celcius.

