Mër. Kor 29th, 2026

Moti sot, e martë, 28 korrik 2026

KOSOVË

Në Kosovë do të mbajë sot mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, me intervale të gjata me diell, ndërsa në disa zona malore mund të ketë reshje të izoluara shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 27 deri në 32 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.
IHMK bën të ditur se kushtet meteorologjike do të favorizojnë mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa reshje të izoluara mund të paraqiten vetëm në viset malore gjatë ditës.

SHQIPËRI

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë orëve të para të ditës ndërsa mesdita ruan vlera termike konstante ku maksimumi mbetet 34 – 35°C.
Era me drejtim nga veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14m/s.

Valëzim në det të forcës 1-3 ballë..

Maqedoni e veriut

Me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Në zonat malore do të ketë kushte për shi të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa vende-vende përgjatë Luginës së Vardarit (Povardarje) kohë pas kohe më e përforcuar, nga drejtimi verior. Temperatura me e ulet 10 ndersa me e larta 35 grade celcius.

Në Shkup, me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Postime të Ngjashme