Mar. Maj 26th, 2026

Moti Sot, e martë 26.05.2026

Kosovë

Gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 25 në 29 gradë.

Era pritet të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Shqipëri

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare përgjatë relieve malorë në lindje gjatë orëve të mesditës e pasdites.
Reshje shiu të karakterit lokal me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në lindje e jug.
🌬 Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s. Temperatura me e ulet 13 ndersa me e larta 35 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

Postime të Ngjashme