Kosovë
🌦️ E martë
Mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.
🌡️ Temperaturat minimale: 6°C – 9°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 18°C – 21°C
🌬️ Era nga verilindja: 1–8 m/s
⸻
Shqiperi
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat, të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në juglindje të vendit, në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
🌬 Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Temperatura me e ulet 7 ndersa me e larta 23 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

