Kosovë
Gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite, mund të sjellin ndonjë rigë shiu.
Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 10 deri në 14°C, ndërsa maksimalet 25 deri në 28°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe perëndimi, me shpejtësi 1–6 m/s.
Shqipëri
🌤️🌦️Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Në ortë e pasdites përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në verilindje reshje shiu në formën e shtrëngata afatshkurtra.. Temperatura me e ulet 13 ndersa me e larta e dites 35 grade celcius.
🌬 Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore prite të fitojë shpejtësi deri në 12m/s.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.
Maqedoni e Veriut
Të martën, më 7 korrik 2026, në Maqedoninë e Veriut parashihet Mot me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.. Temperaturat do të lëvizin nga rreth 9 deri në 36 gradë Celsius.

