Mar. Sht 1st, 2026

Moti sot, e martë 01 shtator 2026

Kosovë

Dita e martë do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa zona vranësirat mund të shoqërohen edhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë.

Shqipëri

Për ditën e Martë moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore – malore të vendit në orët e mesditës deri ne pasdite.Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje të territorit në orët e mesditës e pasdite. Prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.Temperatura me e ulet 19 ndersa me e larta 37 grade celcius.Era parashikohet të fryjë me drejtim Veriperëndim-verilindje.me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

Maqedoni e veriut

Me diell dhe ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Në disa vende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i veriut.Temperatura më e ulët 14 ndersa me e larta 37 gradë celcius.

Në Shkup, me diell dhe ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.

Postime të Ngjashme